T’i propozosh për martesë një gruaje të martuar, Rita Ora ka një përgjigje të ‘prerë’ për fansin!

vovalbania September 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
T’i propozosh për martesë një gruaje të martuar, Rita Ora ka një përgjigje të ‘prerë’ për fansin!

Para disa ditësh, më 6 shtator këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora mbajti një koncert madhështor në Tiranë teksa performoi para mijëra fansave të saj. Vlen të përmendim se bukuroshja ishte veshur nga stilisti i njohur Valdrin Sahiti me ngjyrat kuq e zi dhe si gjithmonë dukej mrekullisht bukur. Por, krahas performancës madhështore, në prapaskenën pas koncertit kishte edhe ngjarje interesante që janë bërë virale.

Një video ka qarkulluar së fundmi në TikTok, ku një fans shqiptar i ka propozuar për martesë këngëtares pas përfundimit të performancës. “Çfarë pyetje palidhje”,-përgjigjet Rita teksa buzëqesh ndërsa shihet e rrethuar me sigurimi dhe stafi i saj.

@kameleon__studio

Ajo se din se ç’ka humbur🥲 #funny#proposal#ritaora#proposalvideo#foryou#foryou#foryou#foryou#ritaora#ritaorainalbania#foryou#foryou#foryou#foryou#foryou#foryou#refused#foryou#ritaoraedit#foryou#proposalvideos#funny#refused#foryou#foryou#newtiktok#kameleonstudio#kameleonstudio#wedding

♬ original sound – kameleon__studio

Rikujtojmë se para disa ditësh artistja u martua me regjisorin e njohur Taika Waititi. Këngëtarja pas martesës ka ndryshuar mbiemrin e saj në Waititi-Ora. 31-vjeçarja dhe regjisori 46-vjeçar u lidhën në maj të vitit 2021. Waititi ka dy vajza nga martesa e tij e mëparshme me Chelsea Winstanley. Ndërkaq, teksa ishte në Tiranë, Rita është pyetur nëse do të bashkëpunonte me këngëtaret e tjera shqiptare me famë botërore si Dua Lipa, Bebe Rexha apo Ava Max.

Ajo tha se ndihet shumë e lumtur që artiste shqiptare po shkëlqejnë në botë duke lartësuar emrin e Shqipërisë dhe u shpreh besimplotë për një bashkëpunim kur të krijohet mundësia. Gjatë konferencës për shtyp artistja foli edhe për rastin e 11-vjeçares që u përdhunua nga pesë burra në Kosovë. “Mes lotësh” Rita Ora tha se këto ngjarje nuk duhet të përsëriten më.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48449 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE