Ukraina thotë se ka rimarrë territoret e pushtuara, SHBA jep më shumë ndihmë

vovalbania September 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ukraina thotë se ka rimarrë territoret e pushtuara, SHBA jep më shumë ndihmë

Ukraina përshëndeti kundërofensivën e fundit që ka kryer, me anë të cilës thotë se ka rimarrë pjesë të territorit të saj në lindje dhe jug, ndërsa Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken vizitoi kryeqytetin, Kiev, për të premtuar më shumë ndihmë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një fjalim video të enjten se forcat ukrainase kishin “çliruar dhjetëra vendbanime” dhe kishin rimarrë 1000 kilometra katrorë (385 milje katrorë) territor në lindje dhe jug që nga 1 shtatori.

Zelensky postoi gjithashtu një video në të cilën ushtarët ukrainas thonë se kanë kapur qytetin lindor të Balakliia pranë Kharkiv-it, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë.

Vitaly Ganchev, një zyrtar prorus, i tha televizionit shtetëror rus se forcat ruse kishin luftuar ukrainasit që donin të rrethonin e të kapnin Balakliia, qytet që sipas tij mbetej në duart e Rusisë.

Ushtria ukrainase tha sot se forcat ruse po përpiqeshin të evakuonin personelin e plagosur dhe pajisjet ushtarake të dëmtuara në zonat e fshatit Vilkhuvatka, në jugperëndim të Kharkivit dhe Borodoyarske, në juglindje.

Blinken tha se forcat ukrainase po bënin përparim dhe premtoi mbështetjen e SHBA-së për “për aq kohë sa duhet”.

“Ne morëm një përditësim gjithëpërfshirës për kundërsulmin dhe, përsëri, është shumë herët, por ne po shohim përparim të qartë dhe real në terren, veçanërisht rreth Khersonit, por edhe disa zhvillime interesante në Donbas në lindje”, u tha Blinken gazetarëve para se të largohej nga Kievi.

Ukraina prej javësh po flet për një kundërofensivë të madhe në jug rreth Khersonit. Analistët ushtarakë perëndimorë besojnë se Rusia mund ta ketë lënë veten të ekspozuar në zona të tjera ndërsa nxitoi të përforconte jugun.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48458 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE