Zjarr midis fshatrave Mifol dhe Trevllazër në Vlorë, terreni i vështirë për shuarjen e flakëve!

vovalbania September 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zjarr midis fshatrave Mifol dhe Trevllazër në Vlorë, terreni i vështirë për shuarjen e flakëve!

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në zonën midis fshatrave Mifol dhe Trevllazër të Vlorës.

Mësohet se nga përhapja e shpejtë e flakëve janë duke u djegur ullishte si dhe pemëtari të ndryshme që ndodhen në këto fshatra.

Terreni është kodrinor dhe kjo sjell vështirësi për zjarrfikësit të cilët kanë vetëm dy makina zjarrfikëse. Era që fryn në këto momente favorizon flakët e zjarrit.

Zjarrfikësit janë në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin e flakëve dhe shuarjen e tyre të ndihmuar dhe banorët e këtyre fshatrave.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47697 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE