Dialogu Kosovë-Serbi, presidenti Vuçiç: Perëndimi propozon “kornizë të re”!

vovalbania September 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dialogu Kosovë-Serbi, presidenti Vuçiç: Perëndimi propozon “kornizë të re”!

Aleksander Vuçiç bën të ditur se diplomatët europianë propozuan “kornizë të re” për dialogun mes Prishtinës e Beogradit, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Europian në Bruksel. Presidenti serb foli sot pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë. Një ditë më parë, Vuçiç priti në Beograd të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, si dhe këshilltarët e sapoemëruar të Gjermanisë e Francës për këto bisedime, Jenns Plettner e Emmanuel Beaune.

Sipas diplomatëve europianë, dialogu duhet të rezultojë me zgjidhje të menjëhershme e përfundimtare, siç thonë ata, të problemeve, me të cilat po përballemi e të të gjitha çështjeve të pazgjidhura. Diplomatët europianë theksuan se e kanë dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për diçka të tillë. Marrëveshja do të nënkuptonte, nuk mund të them njohje të Kosovës, por do të ishte njohje e gjithçkaje që ata mendojnë se është realitet.

Përfaqësuesit europianë treguan se pozicioni i Perëndimit është se Europa nuk ka nevojë për konflikte të reja, ndaj është shumë e rëndësishme që të gjendet një zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur.

Në takimin me diplomatët europianë, Vuçiç përsëriti se “Serbia nuk do ta njohë Kosovën”, por se është e gatshme për zgjidhje kompromisi. Ai nuk dha detaje se çfarë nënkupton me zgjidhje kompromisi. Më tej, shtoi se fuqitë e mëdha perëndimore e Turqia, besojnë se zgjidhja e mundshme e çështjes së Kosovës përmes pavarësisë së saj do t’i jepte përgjigje edhe presidentit rus, Vladimir Putin në lidhje me Krimenë.

Pas kësaj, ata do të thonin: nëse Krimeja dhe Ukraina arrijnë marrëveshje, atëherë mundet, por pa të nuk është e mundur. Pra, ne jemi bërë dëm kolateral i konflikteve të mëdha e sjelljes së tyre joparimore nga e kaluara. Po ashtu, diplomatët europianë thanë se presidenti Putin e ka ngritur perden dhe se u mbetet vendeve të deklarojnë se në cilën anë duan të jenë.

Serbia është i vetmi vend në Ballkan që nuk i ka vënë sanksione Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47880 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE