Epo të të bie të fikët teksa bën seks me burrin, vetëm aktoren Kelly Ripa kemi dëgjuar!

vovalbania September 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Epo të të bie të fikët teksa bën seks me burrin, vetëm aktoren Kelly Ripa kemi dëgjuar!

Së fundmi aktorja e njohur amerikane, Kelly Ripa ka tronditur me rrëfimin e saj. Ajo ka shprehur se njëherë i ka rënë të fikët teksa po kryente marrëdhënie seksuale me bashkëshortin e saj, Mark Consuelos. 51-vjeçarja e rrëfeu këtë në librin e saj “Live Wire: Long-Winded Short Stories”, që pritet të dalë në shitje në fund të këtij muaji.

Ajo shkruan se ngjarja ka ndodhur në vitin 1997, 6 muaj pas lindjes së fëmijës së saj të parë, teksa ajo dhe i shoqi po bënin seks në mëngjes. Më vonë, ajo zbuloi se kishte humbur vetëdijen për shkak të dy cisteve të mëdha që po rriteshin në vezoret e saj. “Mendoj se seksi mund të jetë aq traumatik, e megjithatë njëri prej nesh nuk ishte plotësisht i trembur.”- shkruan ajo duke kujtuar se më pas kishte shkuar në spital dhe se mjekët i kishin thënë se kishte dy ciste ovariane, gjë që kishte bërë që asaj t’i binte të fikët.

Rikujtojmë, se një studim në Universitetin e Coventry në Angli kishte qëllim të zbulonte nëse aktiviteti seksual pas të 50-ave mund të ndihmojë në përmirësimin e qartësisë mendore. Në studim morën pjesë 6.800 meshkuj dhe gra, nga 50 deri në 80 vjeç. Ata iu përgjigjën pyetjeve që kishin të bënin me frekuencën e seksit dhe gjithashtu iu nënshtruan një testimi aftësish matematikore dhe gjuhësore. Performanca e meshkujve në testet me numra provoi se kujtesa ishte e lidhur direkt me frekuencën e seksit. Përsa u përket grave, ato vetëm në performancën e tyre në testet gjuhësore lidheshin me aktivitetin seksual.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE