Na vjen keq t’ju zhgënjejmë, por në fillimet e tij George Clooney nuk paska ditur si të puthte!

vovalbania September 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Na vjen keq t’ju zhgënjejmë, por në fillimet e tij George Clooney nuk paska ditur si të puthte!

Në një intervistë të bërë së fundmi, aktori amerikan, George Clooney ka thënë se është ‘tmerruar’ kur një regjisor kritikoi aftësitë e tij të puthjes teksa po përdorte ‘lëvizjet e tij të jetës reale’ për skenën në fjalë. 61-vjeçari tha se momenti tronditës erdhi në fillim të karrierës së tij, kur ai po përpiqej të xhironte një skenë intime me një aktore tjetër dhe regjisori kritikoi lëvizjet e tij.

Më kujtohet që në fillim të karrierës sime, më duhej të bëja një skenë puthjeje me këtë vajzën dhe regjisori thotë: “Jo ashtu”. Dhe unë thashë: “Mik, kjo është lëvizja ime! Kjo është ajo që bëj në jetën reale!”

Theksojmë që Clooney ka puthur shumë yje të famshme në ekranin e madh. Ai puthi Julia Roberts në vitin 2001 në “Ocean’s Eleven”. Dhe gjithashtu Vera Farmiga në filmin “Up In The Air” në vitin 2009. Ylli i filmave gjithashtu pati skena intime me Judy Greer në filmin e vitit 2011 “The Descendants”.

Aktori duhej të puthte sërish Roberts në filmin e tyre të ri “Ticket To Paradise”. Ata të dy bënë shaka më herët se ‘u deshën 80 prova’ për të filmuar skenën e vetme të puthjes në komedinë e tyre romantike të ardhshme. Ndërsa promovonin filmin e tyre më të fundit së bashku, miqtë e vjetër thanë se për skenën e tyre në ekran u deshën ‘gjashtë muaj’ për t’u përsosur.

Clooney zbuloi gjithashtu se rolet e tyre ishin ‘shkruar qartë’ për ta nga Ol Parker, i cili fillimisht shkroi emrat e personazheve të tyre si Georgia dhe Julian. Filmi, i drejtuar nga regjisori i “Mamma Mia: Here We Go Again”, bën fjalë për dy njerëz me sjellje të keqe që ri-zbulojnë dashurinë. Premiera e komedisë “Ticket to Paradisë” është  planifikuar më 21 tetor të këtij viti.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE