Rikthehen në funksion dy sportele me sistemin TIMS në Rinas, MB: Së shpejti rikthehet sistemi i plotë!

vovalbania September 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rikthehen në funksion dy sportele me sistemin TIMS në Rinas, MB: Së shpejti rikthehet sistemi i plotë!

Ministria e Brendshme njofton se dy sportele në Pikën e Kalimit Kufitar në Rinas janë rikthyer në punë me sistemin TIMS.

Ndërkohë që njofton se shumë shpejt do të kemi rikthim të plotë të këtij sistemi në Rinas dhe në të gjitha pikat e tjera kufitare.

Sulmi kibernetik ndaj sistemit TIMS ka shkaktuar probleme të theksuara në lëvizjen e shtetasve shqiptarë dhe të huaj edhe në vendkalimin kufitar detar më të madh në vend.

Që prej mbrëmjes së djeshme sistemi është bllokuar edhe hyrja e dalja e njerëzve nga kjo pikë kufitare i është kthyer metodës së vjetër, asaj të regjistrimit manual të personave që lëvizin mes dy brigjeve të Adriatikut.

Problem në këtë pikë mbetet verifikimi i hyrje-daljeve të personave të dyshimtë, veçanërisht atyre në kërkim gjatë kësaj periudhe që sistemi është jashtë funksionit.

Sulmi ndaj sistemit TIMS e ka vështirësuar ndjeshëm procesin e përpunimit të pasagjerëve në këtë drejtim.

Paraditen e së shtunës mbërritën në Durrës rreth 620 persona me tragetet e linjës Bari-Durrës, ndërsa në mbrëmje do të nisen të tjerë udhëtarë drejt Barit me tragetet e linjës, ndërsa nuk dihet ende nëse sistemi do të rikthehet në funksion.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47785 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE