Seriali “Rrushe” së shpejti në Top Channel!

vovalbania September 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Seriali “Rrushe” së shpejti në Top Channel!

“Rrushe” është serial dramë-krim i krijuar nga GjirafaStudios. Një ndër serialet  më të mëdha në vend i punuar në mënyrë të veçantë, që do të vijë shumë shpejtë në Top Channel.

Seriali më i ri që do të transmetohet në Top Channel i quajtur “Rrushe”, do të jetë shumë më ndryshe se çfarë jemi mësuar të shohim. Është emocionues, dramatik, misterioz, i mbuluar me shumë shtresa e intriga; me vrasje, tradhëti, e dashuri. Mbi të gjitha, “Rrushe” është një dozë e realitetit, e asaj në të cilën kemi kaluar, atë që e përjetuam, por edhe atë që vazhdojmë ta përjetojmë.

Me një ekipë profesional siç është produksioni i GjirafaStudios, me aktorët ndër më të mirë në vend, e me një ngjarje të thellë e të mistershme, ky serial tenton të thyejë barrierat e prodhimeve të zakonshme në vendit.

“Rrushe” është seriali më i madh i prodhuar deri tani në vendin tonë, me numër rekord aktorësh në industrinë tonë filmike (mbi 70), duke përfshirë këtu aktorët si: Enver Petrovci, Doresa Rexha, Shkumbin Istrefi, Arta Muçaj, Adriana Matoshi , Aurita Agushi, Çun Lajçi, Xhevat Qorraj, Bislim Muçaj, Armend Smajli, Adrian Morina, Eshref Durmishi, Andi Bajgora, Lum Veseli, Agron Shala, Basri Lushtaku, Ermal Sadiku, Qëndresa Jashari, Afrim Muçaj, Ema Koxha, e shumë të tjerë.

Seriali “Rrushe” do të fillojë transmetimin së shpejti në prime-time në Top Channel. Atë mund ta ndiqni edhe në platformën online gjirafaVideo.com

Shiko trailerin e serialit.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45351 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE