Amerika me plan për kufirin e çmimit të naftës ruse!

vovalbania September 11, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Amerika me plan për kufirin e çmimit të naftës ruse!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës japin udhëzime lidhur me kufirin e propozuar mbi çmimin e naftës ruse, duke u fokusuar në dokumentacionin e nevojshëm nga sektori privat, për të përmbushur programin. Kompanive private, Zyra e Departamentit Amerikan të Thesarit për Kontrollin e Aseteve të Huaja, OFAC u jep detyrën për të zbatuar kufirin, duke kërkuar certifikimin se nafta ruse shitet me ose nën një çmim të vendosur nga Amerika, në bashkërendim me anëtarët e tjerë të G7-ës. Udhëzimi u drejtohet firmave të sigurimit, si dhe atyre financiare që lehtësojnë tregtinë ndërkombëtare të naftës.

Kufiri parashikohet të vendoset deri më 5 dhjetor për naftën bruto e në datën 5 shkurt të vitit 2023 për produktet e naftës. Kjo në përputhje me zbatimin e ndalimit të Bashkimit Europian për shërbimet që lidhen me naftën offshore e gjithashtu produktet e rafinuara. Në një deklaratë të OFAC-it thuhet:

Programi do të mbështetet në një proces mbajtjeje të dhënash e vërtetimi. Në zinxhirin e furnizimit të naftës ruse që transportohet me rrugë detare, ky proces i lejon secilës palë të demonstrojë ose konfirmojë se nafta u ble me apo nën kufirin e çmimit.

Po ashtu, deklarata paralajmëron ofruesit e shërbimeve që të identifikojnë faktorë, të cilët bëjnë shkelje të mundshme të kufirit të çmimit, duke përfshirë refuzimin ose hezitimin për të dhënë informacion mbi tarifa, kushte jashtëzakonisht të favorshme pagese dhe tregues të dokumenteve të manipuluara të transportit.

Zëvendës sekretari i Departamentit Amerikan të Thesarit, Wally Adeyemo theksoi se “Bashkimi Europian dhe vendet e grupit G7 përbëjnë 90% të sigurimit global të transportit, bashkë me shumicën e shërbimeve të financimit e pagesave për tregun”.

Më tej, zyrtari i lartë i Uashingtonit vuri në dukje edhe se “G7-a po punon që kompanitë të respektojnë kufirin e çmimit të naftës e ndër të tjera të imponohen pasoja, nëse kërkojnë ta shmangin këtë kufi”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE