‘Pa krim nuk ka zhvillim’, Meta: Shokuese deklarata e Çuçit! të rritet buxheti për arsimin

vovalbania September 11, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Ilir Meta Meta: Vendosim brenda 24 orëve për protestën e parë!

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për mediat ka folur në lidhje me problematikat e arsimit në vend. Meta e nisi fjalën tij duke kritikuar deklaratën e ministrit të brendshëm Bledi Çuçi, i cili tha në një studio televizive se pa krim nuk ka zhvillim.

Kjo për Metën është në deklaratë shokuese, ndërsa shtoi se qeveria është kthyer në promotoren e krimit.

Kryetari i Partisë së Lirisë, tha ndër të tjerë se qeveria shqiptare ka buxhetin më të ulët në rajon për arsimin dhe se pa një buxhetim të mirë, nuk mund të ketë një arsim cilësor. Sipas Metës nëse arsimi do të ishte zgjidhje për të rinjtë, vendi do të kishte shpëtuar nga kjo epidemi shpopullimi.

‘Javën e kaluar dëgjuam një deklaratë shokuese ku shprehej se pa krim nuk ka zhvillim një deklaratë e papranueshme nga përfaqësuesi i qeverisë. Nga përfaqësuesi i qeverisë e cila është kthyer në promovuesen më të zjarrtë të krimit dhe anti-vlerave. Në fakt duhet thënë me forcë dhe duhet punuar me forcë e vizion pa arsim nuk ka zhvillim. Zhvillimin e sjell vetëm një arsim cilësor. Nesër nis edhe viti i ri shkollor dhe urojmë të gjithë vogëlushët që nisin klasën e parë. Vendi ynë ka nevojë për politika cilësore për arsimin. Arsim cilësor pa buxhetim nuk mund të ketë. Buxhetin për arsimin qeveria e ka më të ulëtin. Pakësimi i dukshëm çdo vit i numrit të nxënësve. Nëse arsimi do të ishte zgjidhje epidemia e shpopullimit masiv nuk do të kishte pasur vend në Shqipëri. Kriza e rritje se çmimeve ka vendosur në vështirësi financiare mijëra familje.’- tha Meta.

Në fjalën e tij, Meta u ndal edhe tek protesta që ka paralajmëruar të zhvillojë të martën në inceneratorin e Tiranës. Meta tha se kjo është një protestë që ka vetëm një kriter, je apo jo kundër Edi Ramës, dhe synimi është për ta goditur aty ku dhemb më shumë, tek hajdutëria e tij.

‘Afera inceneratorëve është afera më skandaloze e kapjes së shtetit pre fytit, shkatërrimit të interesit publik. Dihet që ishte vetëm një person që mund të garantonte këtë aferë ai është Edi Rama. Janë bërë 14 vendime të paligjshme vetëm për t’i hapur rrugë kësaj afere. Ne ndërmorëm këtë iniciativë , kjo do të jetë një iniciativë e qytetarëve. Është vetëm një kriter për të qenë qeveritar je apo jo kundër Edi Ramës, për ta goditur atje ku dhemb më shumë, te kjo aferë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45424 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE