Takimet e punës së njeriut më të pasur të botës nisin në 01:00 të mëngjesit/E thotë vetë Elon Musk!

vovalbania September 11, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Takimet e punës së njeriut më të pasur të botës nisin në 01:00 të mëngjesit/E thotë vetë Elon Musk!

Elon Musk nuk lë rast për të na çuditur me jetën e tij. 51-vjeçari nga Afrika e Jugut, shumë aktiv në daljet publike ishte i ftuari i Joe Roganit. Komediani amerikan kërkoi të kishte njeriun më të pasur të botës në mbyllje të podcast-it të tij dhe pranimi i ftesës sigurisht që nuk kaloi pa vëmendje.

Pronari i kompanisë Tesla, me të cilën gjërat i ka patur pak si pisk këto kohë, tha se tashmë, natën nuk bën më pak se 6 orë gjumë, se në rast të kundërt nuk do të ishte aspak produktiv. Po ashtu, punon fundjavave, ndonëse jo gjithnjë dhe jo vetëm kaq.

Elon Musk i nis takimet e punës një orë pas mesnate, në 01:00 të mëngjesit e në rast se jo në këtë orë, maksimumi në 02:00, po të mëngjesit. Një shtyrje me vetëm 60 minuta e më pas, punë për themeluesin e Space X.

Unë dua që të flej më pak se 6 orë gjatë natës, por nuk mundem pasi shoh se produktivitetin e kam në rënie.

Katër vite më parë, për Wall Street Journal, Musk në telashe gjyqësore edhe se ndryshoi mendje për të vlerë Twitter-in për shkak të mosmarrëveshjeve mbi llogaritë false, tregonte se në disa raste ka fjetur edhe në dyshemenë e zyrës së tij.

Ka patur momente kur vetëm për ndonjë orë punoja, më pas flija ndonjë orë tjetër e më pas punoja, në shtatë ditë të javës.

Kjo ka ndodhur kur Elon Musk po merrej me projektin e Modelit 3 të Teslës dhe ai pranoi se po dëmtonte shëndetin.

Në disa javë punoja për 120 orë, një çmenduri e vërtetë. Ky nuk ishte një stil jetese i shëndetshëm.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47602 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE