Mbreterësha Elizabetë paska një sozi e cila bën këtë gjest në nder të monarkes!

vovalbania September 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mbreterësha Elizabetë paska një sozi e cila bën këtë gjest në nder të monarkes!

Nëse nuk e dinit, mbreterësha e ndjerë Elizabetë ka një sozi në botë dhe ajo quhet Mary Reynolds. 89-vjeçarja ndërkaq ka vendosur të dalë në pension “për respekt” të figurës së Mbretëreshës, e cila ndërroi jetë disa ditë më parë. Reynolds, e cila jeton në qytetin Epping të Anglisë, u bë e famshme për shkak të ngjashmërisë së saj fizike me mbretëreshën. Që në moshën 17-vjeçare, ajo filloi karrierën e saj si aktore në televizion dhe në filma. Në një intervistë për “The Press Association” Mary u shpreh se:

Ka qenë një privilegj i madh t’i ngjajë asaj sepse mendoj se është magjepsëse.

Pavarësisht se kishte paralajmëruar tërheqjen nga industria e filmit, 89-vjeçarja tregoi se do t’i mbajë të gjitha kostumet si kujtim. Aktorja e shfaqur në disa episode të serialit “Doctor Who”, tha:

Jemi përpara një ndryshimi epoke. Tani gjithçka do të jetë e çuditshme.

Megjithatë, ajo nuk është e vetmja grua e ngjashme me monarken në botën e filmit. Gjatë historisë, aktore të ndryshme kanë luajtur mbretëreshën si në seriale ashtu edhe në filma. Mes tyre, ka disa si Helen Mirren, Olivia Colman, Emma Thompson, Claire Foy apo Stella Gonet.

Ndërkaq, rikujtojmë se së fundmi Kryeministri australian, Anthony Albanese po përballet me reagime të ashpra nga sektori i biznesit dhe ai i shëndetësisë, pas shpalljes së një dite pushim për të gjithë vendin, për ceremoninë funebre të mbretëreshës së ndjerë Elizabeta e Dytë. 

Risjellim në vëmendje se Mbretëresha Elizabeth II ka lënë një letër sekrete që mbahet brenda një kasaforte në ndërtesën historike të mbretëreshës Victoria të Australisë. Letra nuk duhet të hapet për 63 vjet të tjera, ndërsa ka 36 vjet që mbahet aty. Letra është shkruar nga mbretëresha në nëntor të 1986-s gjatë një vizite shtetërore në Sidney. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE