“Mbretëresha ime e vërtetë”, kujt ia dedikon këto fjalë Bes Kallaku?

vovalbania September 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Mbretëresha ime e vërtetë”, kujt ia dedikon këto fjalë Bes Kallaku?

Më 1 shtator të vitit 2017 Xhensila dhe Besi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë dhe shijuan një muaj mjalti ashtu siç ndodh vetëm në ëndrra. Ndërsa në korrik të 2018-ës, çifti u bënë prindër për herë të parë. Aktori dhe këngëtarja u bekuan me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Ajka.

Shpesh çifti i dedikojnë njëri-tjetrit postime në rrjete sociale ku shprehin dashurinë ndaj njëri-tjetrit, por së fundmi Besi ka një dedikim që këtë herë nuk është për Xhensilën. Aktori i humorit na ka prezantuar me ‘mbretëreshën’ e tij që është pikërisht gjyshja e tij shumë e njohur tanimë për publikun dhe që njihet si ‘Ija e Besit’. Teksa ka edituar një foto ku në vend të fytyrës së të ndjerës Mbretëshë Elizabeth II ka vendosur fytyrën e nënës së tij.

Mbretëresha ime e vërtetë! 

Çifti janë me njëri-tjetrin  prej 13 vitesh duke jetuar kështu një histori shumë të bukur dashurie dhe prej kohësh tanimë ndajnë me ne në rrjete sociale postime shumë romantike, por dhe shumë të ëmbla me vogëlushen e tyre. Data 1 e këtij muaji ishte shumë e veçantë për dyshen pasi festuan 5-vjetorin e kurorëzimit të dashurisë në martesë.

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. E ftuar në një nga episodet e “A Live Night” ishte Xhensila Myrtezaj, në një rrëfim të jashtëzakonshëm të saj. Shumë e sinqertë dhe pa filtra, Xhensila rrëfeu për jetën e saj profesionale, nga hapat e parë në muzikë deri të vështirësitë dhe sakrificat e shumta, teksa na tregoi edhe më tepër për jetën personale, dashurinë e saj për Besin, dhe njeriun më të shtrenjtë pikërisht Ajkën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE