Pas ndarjes nga ylli i Real Madrid modelja braziliane e kërcënon vazhdimisht, futbollisti merr masa!

vovalbania September 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas ndarjes nga ylli i Real Madrid modelja braziliane e kërcënon vazhdimisht, futbollisti merr masa!

Më shumë se një muaj më parë modelja seksi nga Brazili, Karoline Lima, njoftoi ndarjen e saj me qendërmbrojtësin e Real Madridit, Eder Militao, vetëm pak ditë para ardhjes në jetë të vajzës së tyre. Influencerja braziliane, e cila ka më shumë se 2.6 milionë ndjekës në Instagram, postoi një video në Instastory-n e saj për të shpjeguar ndarjen me Militao.

Duket se gjërat nuk kanë përfunduar mirë mes të dyve, duke qenë se Militao ka marrë vendimin për të paditur Karoline për shpifje në rrjetet sociale. Sipas raportimeve nga ‘UOL Esporte’, lojtari dyshohet se ka patur ngacmime të vazhdueshme, fyerje dhe sulme të ndryshme nga ndjekësit e modeles, të nxitura nga kjo e fundit. Avokati i sportistit thotë se:

Militao ka pasur sulme të vazhdueshme në rrjetet sociale, kryesisht përmes aplikacionit Instagram. Gjithçka bëhet për të prishur imazhin e lojtarit.

Ndërkaq, Karoline Lima është një modele braziliane 26-vjeçare, e cila ishte në një lidhje me yllin e Paris Saint-Germain, Neymar, përpara se të fillonte të dilte me Militao në vitin 2021. Si Militao, ashtu edhe Lima, ndanin momentet më intime dhe romantike në rrjetet sociale. Ata e ndjekin ende njëri-tjetrin në rrjetet sociale teksa mbetet për t’u parë nëse do e gjejnë rrugën për te njëri-tjetri në të ardhmen.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48504 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE