Pezullohen nga detyra për shpërdorim detyre, shefi dhe specialistja e Seksionit të Trafiqeve të Elbasanit

vovalbania September 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pezullohen nga detyra për shpërdorim detyre, shefi dhe specialistja e Seksionit të Trafiqeve të Elbasanit

Shefi dhe specialistja e Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Policinë e Elbasanit janë pezulluar nga detyra pasi kanë shpërdoruar detyrën.

Ata janë nënkomisar Ulian Shpataraku 37 vjeç, me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Elbasan dhe nënkomisare Sovjona Kapllanaj, 45 vjeçe, me detyrë Specialiste pranë Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Elbasan.

“Drejtoria Rajonale e AMP Elbasan ka ekzekutuar vendimin penal dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, datë 11.09.2022, për caktimin e masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” në ngarkim të punonjësve të policisë:

Ata janë pezulluar në kuadër të procedimit penal nr.1200, viti 2022, të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, i ndjekur nga AMP Elbasan nën drejtimin e kësaj Prokurorie. Dyshohet se në shpërdorim të detyrës, këta punonjës policie nuk kanë zbatuar procedurat standarde për ndalimin e një shtetasi në kërkim policor“, sipas policisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45348 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE