COVID-19/ Numri i infektimeve nën kontroll, nuk ka viktima në 24 orë!

vovalbania September 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
COVID-19/ Numri i infektimeve nën kontroll, nuk ka viktima në 24 orë!

Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid-19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 950 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 138 qytetarë, në këto bashki:

54 në Tiranë, 10 në Vlorë, nga 8 qytetarë në Durrës, Sarandë, 7 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 qytetarë në Gjirokastër, Lushnjë, 4 në Berat, nga 3 qytetarë në Elbasan, Korçë, Tepelenë, Lezhë, nga 2 qytetarë në Dimal, Devoll, Libohovë, Patos, Vau i Dejës, nga 1 qytetarë në Gramsh, Pogradec, Përmet, Mallakastër, Kavajë, Vorë, Kamëz, Has, Malësi e Madhe.

Janë 1,242 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 10 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 253 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 325,217 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 138
Të shëruar në 24 orë 253
Të shtruar në spitale 10
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 950

Testime totale 1,971,502
Raste pozitive 330,045
Raste të shëruara 325,217
Raste Aktive 1,242
Humbje jete 3,586

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 552
Shkodër 140
Durrës 125
Elbasan 99
Fier 77
Vlorë 61
Gjirokastër 56
Korçë 45
Berat 39
Dibër 21
Lezhë 20
Kukës 7

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45385 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE