Ermal Fejzullahu bëhet nostalgjik, ndan me ndjekësit një foto shumë të veçantë nga fëmijëria!

vovalbania September 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ermal Fejzullahu bëhet nostalgjik, ndan me ndjekësit një foto shumë të veçantë nga fëmijëria!

Ermal Fejzullahu është një nga këngëtarët më të njohur të showbiz-it dhe edhe pse prej shumë vitesh pjesë e tregut muzikor ai vazhdon të dëgjohet njësoj si ditën e parë. Jo vetëm si një artist, por Ermali pëlqehet shumë nga ndjekësit dhe për familjen e tij të bukur që shpesh nuk ngurron të ndajë me ne momente nga përditshmëria e tyre duke i lidhur dhe dashamirësit e tij më shumë me të.

E pak më parë, këngëtari ka ndarë me ne një Instastory duke na treguar kështu një nga fotot e rralla dhe shumë të veçanta të fëmijërisë së tij.

Së bashku me bashkëshorten e tij, Ariana janë një ndër çiftet më të bukur të showbizit shqiptar të cilët shpeshherë bëhen kryefjala e portaleve për familjen e tyre të bukur.

Dyshja janë prindër të katër engjëjve, Arti, Buna, Era dhe Ana.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45358 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE