Honda vjen me risi, në treg më shumë se 10 modele të motoçikletave elektrike!

vovalbania September 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Honda vjen me risi, në treg më shumë se 10 modele të motoçikletave elektrike!

Honda Motor Co po planifikon të nxjerrë në treg më shumë se 10 modele të motoçikletave elektrike në mbarë botën përgjatë tre viteve të ardhshme, si pjesë e synimit të prodhuesit japonez për të arritur neutralitetin e karbonit për motoçikletat deri në vitet 2040. Sipas medieve të huaja, Honda, e cila dominon biznesin global të motoçikletave, përballet me sfida në kalimin në elektricitet, me motoçikletat jashtëzakonisht të njohura në ekonomitë në zhvillim.

Lëvizja drejt elektricitetit mund të nënkuptojë automjete më të rënda dhe çmime më të larta, duke rritur barrierat për hyrjen për konsumatorët e tregut në zhvillim. Honda tha në një njoftim se synon të prezantojë më shumë se 10 modele të reja elektrike deri në vitin 2025 dhe synon shitjet vjetore të 1 milion motoçikletave elektrike brenda pesë vjetëve të ardhshme. Kompania gjithashtu planifikon të shesë 3.5 milionë motoçikleta elektrike në vit, ose rreth 15% të shitjeve totale, deri në vitin 2030.

Së fundmi, rikujtojmë se Sony dhe Honda Motor kanë ranë dakord zyrtarisht për një sipërmarrje të përbashkët në pronësi të barabartë që do të fillojë shitjen e makinave elektrike në vitin 2025. Sipas medieve të huaja, Honda e cila është edhe rivali më i madh Toyota Motor, ka qenë më i ngadalshëm në kalimin e automjeteve elektrike (EV) se sa prodhuesit globalë të automjeteve dhe është nën presionin e investitorëve për të prodhuar makina pa karbon dhe të pajisura me teknologji më të re.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48176 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE