Një udhëtim nëpër botë përpara së fëmijët e tyre të humbin shikimin! Historia që emocionon…

vovalbania September 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një udhëtim nëpër botë përpara së fëmijët e tyre të humbin shikimin! Historia që emocionon…

Çifti kanadez Edith Lemay dhe Sebastien Pelletier kanë katër fëmijë. Mia, më e madhja, u diagnostikua me “retinitis pigmentosa”, një gjendje e rrallë gjenetike që shkakton humbje ose përkeqësim të shikimit me kalimin e kohës. Pak më vonë, edhe dy nga djemtë e tyre u diagnostikuan me të njëjtën sëmundje. Lemay, duke shpjeguar se aktualisht nuk ka asnjë kurë apo trajtim efektiv për të ngadalësuar përparimin e “retinitit pigmentoz” tha se:

Nuk kemi asgjë në dorë. Ne nuk e parashikojmë dot se sa shpejt do të ndodhë, por sipas studimeve, në mesin e jetës ata do të jenë plotësisht të verbër.

Pasi e pranuan këtë lajm të trishtë, çifti e përqendroi vëmendjen e tij që t’jua bënte jetën fëmijëve sa më të lehtë. Ata vendosën që fëmijët e tyre të mund t’i shihnin të gjitha gjërat nga afër para se të verboheshin dhe jo t’ua tregonin ato nëpër libra. Prandaj planifikuan një udhëtim drejt botës për një vit të tërë, në mënyrë që tri fëmijët të kishin mundësinë për t’i parë kafshët, vendet dhe dukuritë e natyrës të gjitha me sytë e tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47652 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE