Si ia del një supermodele në karrierë si Gigi Hadid të kujdeset e vetme për vajzën e saj?! Rrëfehet vetë bukuroshja!

vovalbania September 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Si ia del një supermodele në karrierë si Gigi Hadid të kujdeset e vetme për vajzën e saj?! Rrëfehet vetë bukuroshja!

Së fundmi supermodelja e njohur Gigi Hadid na ka treguar më shumë rreth eksperiencës së saj si një nënë e re e ftuar në “Sundaj Today”. Gjatë intervistës, bukuroshja u shpreh se vajza e saj është një gjeni dhe shumë aktive.

Unë mendoj se ajo është një gjeni. Por mendoj që kjo është ajo që të gjithë thonë për fëmijën e tyre. Sa më shumë që ajo flet, kupton dhe kujton, bëhet gjithnjë e më shumë argëtuese. Ajo është një bekim.

27-vjeçarja pranoi se rritja e Khait ka dhe vështirësitë e veta.

Ajo është shumë e lëvizshme, që nga mëngjesi. Shumë e guximshme, gjë që është e mrekullueshme, por…

Rikujtojmë, se vajzën, Gigi e ka me këngëtarin e njohur Zayn Malik. Edhe pse dyshja e njohur i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre ata ruajnë një raport të mirë për hir të vogëlushes. Ndërkaq lart e poshtë po vlojnë thashethemet se supermodelja është në një romancë me yllin hollivudian, Leonardo DiCaprio. Një person i brendshëm tha se ata kanë shumë miq të përbashkët. Një burim i tretë beson se të dy ata dyshohet se po shoqërohen vetëm si miq.

Pavarësisht se si mund të jetë e vërteta, duket sikur këta dy personazhe të famshëm, po kalojnë shumë kohë me njëri-tjetrin. Sjellim në vëmendje se Gigi-n tanimë do ta shohim edhe si një stiliste. Supermodelja bëri të ditur së fundmi nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram se ajo do ta çojë stilin e saj nga pasarelat në studion e dizajnit me lançimin e linjës së saj të veshjeve, të quajtur “Guest in Residence”. 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE