Po, po mirë e dëgjuat! Një kamionist është konkurrenti më i ri në ‘Për’Puthen’!

vovalbania September 14, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Po, po mirë e dëgjuat! Një kamionist është konkurrenti më i ri në ‘Për’Puthen’!

Ditën e hënë nisi sezoni i ri i ‘Për’Puthen’ me shumë risi ashtu si ishte premtuar nga vetë autorja e programit. Padyshim që ndryshimi që vihet më shumë në dukje është fakti se Bora Zemani e cila prej dy sezonesh ka qenë prezantuesja e programit tanimë është zëvëndësuar nga Ori Nebijaj.

E teksa episodin e parë u prezantuan vajzat, në episodet në vijim ishte radha e disa prej djemve. Sot u prezantuan dhe djemtë të tjerë e një prej tyre padyshim me një profesion shumë të veçantë që nuk e kishim parë në sezonet e mëparshme. Petro Pacaj nga Kruja është 30 vjeç, banon në Tiranë dhe punon si kamionist. Ardhja e tij solli debat mes dy vajzave, Edës dhe Xhenit.


Risia tjetër, padyshim shumë e veçantë e këtij sezoni është fakti se do të jenë djemtë ata që do të zgjedhin vajzat dhe jo e kundërta si ka ndodhur në vitet e kaluara.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47867 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE