Aksident i rëndë në Nartë të Vlorës, 5 të plagosur, një grua në gjendje të rëndë!

vovalbania September 15, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aksident i rëndë në Nartë të Vlorës, 5 të plagosur, një grua në gjendje të rëndë!

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në rrugën që të çon në fshatin Nartë të Vlorës.

Një makinë tip “Mercedes” ka dalë nga rruga  duke u përplasur me një shtyllë. Mësohet se në mjet udhëtonin pesë persona, midis tyre dhe dy fëmijë.

Nga aksidenti kanë mbetur 5 persona të plagosur , të cilët janë transportuar me tre ambulanca në drejtim të spitalit të Vlorës.  Si pasojë e aksidentit një grua ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa katër personat e tjerë janë duke marrë trajtim mjeksor.

Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave. Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka qenë nën efektin e alkoolit.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47863 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE