Credins bank mbështet Digital Nomad Festival!

vovalbania September 15, 2022 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
Credins bank mbështet Digital Nomad Festival!

Credins bank mbështet “Digital Nomad Festival”, aktivitet që vjen për herë të parë në Shqipëri.

Një eksperiencë e paharrueshme përgjatë tre ditëve starton në Tiranë, duke lidhur të pasionuarit pas teknologjisë kudo në botë me vendin tonë.

Eventi do të zgjasë përkatësisht në datat 14/15/16 shtator dhe ekspertë të fushës së teknologjisë, sipërmarrës të vendeve të ndryshme të botës, themelues start-upesh të suksesshme, CEO korporatash dhe grupe të rinjsh që konsiderojnë të nisin karrierën e tyre dhe punën në distancë nga çdo vend i botës, do të bashkohen në seminare, workshop-e, ide apo projekte të reja lidhur me këtë mënyrë të punuari.

Eventi do të ketë pjesëmarrje të disa prej emrave më të famshëm te industrisë digjitale si: Andreas Will Gerdes, krijues i një kompanie gjermane për celularë në vitet ’80, i cili është renditur në “Financial Times” si njëri prej 101 liderat e ekonomisë së re; Lona Alia, shqiptarja themeluese e një biznesi shumë të suksesshëm online në Silicon Valley San Francisco, si dhe shumë emra të tjerë shqiptarë dhe ndërkombëtarë me eksperienca dhe histori suksesi.

Ky event i veçantë, jo vetëm që sjell një mënyrë të re të menduari dhe të punuari nëpërmjet trajtimit të tematikave aktuale si: investimi në Shqipëri, gratë dhe të punuarit ne fushën digjitale, mbledhja e fondeve për sipërmarrjet, si të bëhesh lider në moshë të re, transformimi digjital, etj., por edhe promovon fort: “Why Albania is the top trending place”, duke spikatur për veçantitë që vendi ynë ofron si në infrastrukturë, kosto jetese, klimë të butë, natyrë të bukur, etj.

Eventet do të shoqërohen  me aktivitete argëtuese si: street food party, vizita edukative në qendra kulturore në Tiranë, kompeticione në sporte si football, yoga, tennis, etj., si dhe argëtime në lokale interesante të Tiranës si një vlerë e shtuar për çdo “ nomad” që vendos të jetë dhe të punojë në Shqipëri.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE