“Dua një jetë normale…”/Personazhi më i famshëm i TikTok-ut i jep fund karrierës së tij si influencer!

vovalbania September 15, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Dua një jetë normale…”/Personazhi më i famshëm i TikTok-ut i jep fund karrierës së tij si influencer!

Futbollisti i ri brazilian, Luva de Pedreiro, është shndërruar në një fenomen të rrjeteve sociale, pasi numëron mijëra ndjekës në rrjetet e tij sociale. Luva përmes rrjeteve sociale dhe konkretisht “TikTok”-ut, ka arritur të fitojë shifra të majme parash. Ai ka arritur të mbledhë aq shumë para nga videot e tij në “TikTok”, sa ka arritur të blejë edhe një shtëpi me vlerë miliona euro. 20-vjeçari është shndërruar në një nga ifluencerët më të suksesshëm në Brazil. 

Por, së fundmi ai ka vendosur që të tërhiqet nga rrjetet sociale, duke i dhënë fund karrierës së tij si “influencer”. Në një video të postuar në Instagram, futbollisti ka shkruar:

Të gjithë kanë menduar se më kishin hakuar profilin, por jo. Të gjitha videot i kam fshirë vetë dhe kam vendosur që të ndalem. Do të jetoj një jetë normale, ishte një vendim i imi. Do të mbyll punët dhe do të ndalem. Nuk do të bëj më video pasi të përfundoj kontratat që kam firmosur.

Mendohet se arsyeja e tërheqjes nga rrjetet sociale janë problemet shëndetësore që ka pasur braziliani dhe që lidhen me punën e tepërt dhe udhëtimet e shumta që i duhet të bëjë. Luva de Pedreiro u bë i famshëm me videot e tij nëpër fusha me dhe apo baltë, ku tregonte aftësitë futbollistike. Më pas ai u bë mik me yje të futbollit botëror si Vinicius Jr.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47750 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE