Jeta së fundmi për Arbana Osmanin qenka shumë e ëmbël!

vovalbania September 15, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Jeta së fundmi për Arbana Osmanin qenka shumë e ëmbël!

Moderatorja e njohur Arbana Osmani së fundmi ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e gëzueshëm. Familjes së moderatores sapo iu shtua edhe një tjetër anëtar, vogëlushja e sapolindur të cilën mami Arbana dhe babi Eduarti e kanë pagëzuar me emrin Zoi.

Tanimë familja e tyre është bërë e madhe dhe Joni me Diellin janë dy vëllezërit më të mëdhenj të vogëlushes së sapolindur. Vetëm pak më parë me anë të një postimi në Instagram, prezantuesja na ka treguar disa foto të shkrepura nga ditët e saj së fundmi ku thuajse të gjitha janë pranë fëmijëve të saj dhe mund të themi me plot gojë se në këtë periudhë pauze nga televizoni, jeta e Arbanës ka qenë shumë e ëmbël.

Jeta së fundmi

Arbana së fundmi ka marrë një iniciativë që është me të vërtetë për t’u duartrokitur. Bukuroshja po i dhuron fëmijëve në nevojë disa nga sendet dhe mobiljet shtëpiake që ka përdorur te djemtë e saj për fëmijët në nevojë.

Prezantuesja do të rikthehet me sezonin e 2 të “BBV” ku ka premtuar mjaft risi që na presin nga ky edicion.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45351 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE