Oriola Marashi sapo postoi një shprehje që besojmë bien të gjithë dakord!

vovalbania September 15, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Oriola Marashi sapo postoi një shprehje që besojmë bien të gjithë dakord!

Oriola Marashi është një nga modelet më të përfolura dhe të sukseshme shqiptare. Bukuroshja ka tërhequr gjithmonë vëmendjen për fotot e saj mjaft provokuese që publikon në faqen e saj në Instagram.

Këtë herë nuk ka të bëjë me ndonjë postim provokues, por me një shprehje që modelja ka ndarë me ndjekësit pak më parë me anë të një Instastory dhe besojmë biem të gjithë dakord.

Qesh dhe bota do të qeshë me ty, qaj dhe do të qash vetëm. 

Nuk dihet nëse ky postim është dedikim për dikë në veçanti apo Oriola e postoi për të treguar një ‘të vërtetë të hidhur’ pasi nuk zgjodhi të komentojë diçka më shumë.

Ajo prej vitesh është bërë imazh i “Guess”, ndërkohë që ka bërë arritje të madhe edhe jashtë Shqipërisë. Teksa modelja shpesh është përfolur për përdorim të ‘photoshop’ duket se në paraqitjen e saj më të fundit në tapetin e kuq të Amfar ku ka qenë e ftuar i ka dhënë fund një herë e mirë këtij diskutimi. Oriola ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram një ‘video’ ku teksa shfaqet e veshur me një fustan madhështor, hiret e saj kanë arritur të tërheqin vëmendjen e të gjithëve.

Por duket se Oriola na ka treguar dhe një tjetër talent të sajin. Teksa ndodhej në Venecia, në një performancë me piano zëri i Oriolës na ka lenë pa fjalë. Video-ja e saj i ka surprizuar mjaftueshëm ndjekësit që nuk e kanë dëgjuar ndonjëherë duke kënduar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45307 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE