Protestë e pedagogëve të Shkencave të Natyrës, për paga më të larta!

vovalbania September 15, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Protestë e pedagogëve të Shkencave të Natyrës, për paga më të larta!

Pedagogë e laborantë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Tiranë protestuan sot për të kërkuar rritje të pagave dhe që qeveria t’i përfshijë në paketën e ndihmës për të përballuar çmimet e rritura si pasojë e krizës. Më tej, paralajmëruan se do të ndërpresin mësimin nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh. Pedagogët i lanë afat qeverisë deri më 5 tetor, në të kundërtën do të vijojnë protestat dhe pritet të bojkotojnë mësimin.

Kërkojmë rritje pagash, propozojmë të arrihet niveli i pagave të universiteteve brenda dy viteve njësoj si Kosova. Në tetor të rritet 30%, ndërsa të rritet sërish në tetorin e ardhshëm 20%. Rritje financimi për kërkimin shkencor.

Për protestën, sot në Kuvend foli deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj:

Janë një sërë rrethanash, për të cilat arsimi është goditur në thelbin e tij. Të shumta kanë qenë ndërhyrjet ligjore, tubimet, premtimet, bujat e zhurma, që kanë synuar ikjen nga e vërteta. Sot, universiteti shqiptar gjendet në një krizë ekzistenciale.

Ndokush ka bërë para’ me fondet, me projekte dhe pedagogut i mungojnë të ardhurat për të realizuar mbijetesën, për të ndjekur aktivitetet. Një pedagogu të Universitetit të Tiranës i lejohet dy herë që të aplikojë për një projekt. Nuk mbulohen as udhëtimet apo konferencat.

Disa prej tyre i shtyjnë që të bëjnë punë dytësore, që rëndojnë mbi profesionin e dijen. Jemi hipokritë se e përdorim atë fjalë si çamçakëzin, për të pastruar stomakun që nuk funksionin mirë.

Them se qeverisë nuk i intereson që kjo trupë të jetë e fortë, por të jetë nën presion dhe nën diktat. Relativizimi i pedagogut i hap rrugë të fortit. Sot bie në sy shpërfillja e autonomisë së universiteteve. “Pse o pushtet zgjedh dudumin?!” është shprehja që brohoret.

Të nderuar kolegë, një pedagogu i duhet të paguajë qëndrimin, udhëtimin në një konferencë shkencore, i duhen një mijë euro për të shpenzuar tre ditë në Europë. Profesorati është thjesht i varfër, me rrogën që prej kohësh arkeologjike të Fatos Nanos.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48405 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE