Rusia hakmerret për kundërofensivën ukrainase, godet një digë në Ukrainë!

vovalbania September 15, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rusia hakmerret për kundërofensivën ukrainase, godet një digë në Ukrainë!

Raketat ruse goditën një digë rezervuari në qytetin ukrainas Krivij Rih. Në disa zona, banorëve iu tha të evakuohen, edhe pse zyrtarët vendas shprehen se “situata është nën kontroll”. Sulmet janë hakmarrje nga Rusia për kundërofensivën e nisur në fillim të muajit shtator. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili ka lindur në këtë qytet, e përshkroi Rusinë si “shtet terrorist”, pasi sulmit në rezervuarin Karaçunivske.
Ju jeni njerëz të dobët që luftoni civilët. Njerëzit frikacakë që kanë ikur nga fushëbeteja, po tentojnë të bëjnë dëme diku më larg.

Duket se këto deklarata ishin si referencë për suksesin e ushtrisë ukrainase në kuadër të kundërofensivës në rajonin e Kharkivit. Në këtë operacion, ushtria ukrainase ka rikthyer rajone të mëdha nën kontrollin e saj, duke zmbrapsur forcat ruse.

Si ndodhi sulmi?

Përgjatë natës u kryen dy sulme për të rritur sasinë e ujit që kalon nga diga në lumin Inhulets. Shumë njerëz mbetën pa ujë, ndërsa ujërat e dala nga diga, vërshuan në disa shtëpi. Mëngjesin e sotëm u tha se situata u përmirësua dhe nuk ka raportime për viktima.

Moska nuk i ka komentuar publikisht raportimet për sulme me raketa. Ushtria ruse e pranoi më herët se ka goditur një termocentral për prodhimin e energjisë, duke lënë pa energji miliona njerëz gjatë fundjavës së kaluar në rajonet lindore të Ukrainës.

Dje, Zelensky vizitoi qytetin e rikthyer të Izumit, pikë strategjike në rajonin e Kharkivit, pasi forcat ruse e përdorën si rrugë për furnizim. Ai falënderoi trupat që morën pjesë në kundërofensivë dhe u zotuar që flamuri ukrainas të rikthehet në secilin qytet e fshat të shtetit.

Shpejtësia e avancimit të forcave ukrainase duket se ka befasuar forcat ruse, pasi ka raportime se disa ushtarë rusë braktisën uniformat e tyre për t’u fshehur në mesin e civilëve. Rusia e pranoi se forcat e saj janë larguar nga disa fshatra në rajonin e Kharkivit, por nuk e konsideroi këtë hap si zmbrapsje.

Autoritetet ruse thonë se forcat e tyre janë duke u rigrupuar.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47708 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE