Einxhel Shkira ndan me ndjekësit një problem që po e shqetëson gjatë shtatzanisë!

vovalbania September 16, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Einxhel Shkira ndan me ndjekësit një problem që po e shqetëson gjatë shtatzanisë!

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja pak ditë më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.

Para disa ditësh Einxhel dhe Dagz kanë organizuar një festë me familjet dhe shoqërinë e tyre të ngushtë, për të zbuluar gjininë e bebit të tyre. Deri më tani është aluduar shumë se çifti mund të jetë në pritje të një vajze, por jo Einxhel dhe Dagz së shpejti do të bëhen prindër të një djali. Ka qenë shoqëria e tyre ata që kanë postuar fotot e para nga festa e organizuar në një mjedis të hapur dhe zbukuruar me tullumbace të bardha që me zbulimin e surprizës u shtuan dhe ato në ngjyrë blu.

Por, mesa duket Einxhel po e shqetëson diçka në këtë rrugëtim kaq të ëmbël. Pak më parë me anë të një Instastory, bukuroshja ndau me ndjekësit një video ku shprehet se për shkak të shtatzanisë i del gjumi çdo ditë në orën 6-7. E me shaka prezantuesja shton se sigurisht që ajo flen prapë.

Einxhel dhe Dagz kanë bërë plot 8 muaj që janë bashkë dhe përveç faktit që na kujtuan se koha fluturon, po ashtu na treguan se nuk mund të ishin më të ëmbël me njëri-tjetrin me dedikimet e tyre në këtë ditë të veçantë për ta.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48380 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE