Një ekip i DEA-s në Shqipëri, mbështetje SPAK-ut në luftën anti-drogë!

vovalbania September 16, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një ekip i DEA-s në Shqipëri, mbështetje SPAK-ut në luftën anti-drogë!

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim pret në Tiranë ekipin e DEA-s, që në vendin tonë vjen si mbështetje për Prokurorinë e Posaçme, SPAK për luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar. Në një postim në Twitter, ambasada amerikane njofton:

Ambasada e SHBA ka kënaqësinë të mirëpresë në Shqipëri agjentin special të Administratës së Zbatimit të Drogës (DEA), Brendan Leddy. Yuri Kim u takua me agjentin special Leddy për ta mirëpritur atë në ekip dhe për të diskutuar të ardhmen e pranisë së DEA në Shqipëri.

Agjenti Special Leddy së bashku me personelin shtesë të DEA-s do të bashkëpunojnë ngushtë me SPAK dhe homologët shqiptarë të zbatimit të ligjit për të forcuar partneritetin në operacionet ndërkombëtare kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar.

Agjenti Special Leddy do të mbështesë më tej ndërtimin e kapaciteteve në teknikat e hetimit kundër narkotikëve.

Zyra e DEA-s në Shqipëri ka lidhje me atë qendrore në kryeqytetin grek Athinë. Më policinë shqiptare, pjesëtarë të DEA-s do të përfshihen në kontrolle kufitare si në porte, aeroporte e të tjera pika tokësore të kalimit të kufirit. Filiali i DEA-s ka fokus luftën ndaj trafikut të drogave, kryesisht kokainën që vjen nga Amerika Latine.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47691 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE