Bashkëpunim me Sali Berishën? Rama: Nuk do të kemi asnjë komunikim, s’flasim me një forcë ‘non grata’

vovalbania September 17, 2022 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
Bashkëpunim me Sali Berishën? Rama: Nuk do të kemi asnjë komunikim, s’flasim me një forcë ‘non grata’

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do të bashkëpunojë kurrë me Sali Berishën. Rama tha se ai është një helm për të gjithë shqiptarët.

‘Ne kurrë nuk do të bashkëpunojmë me atë bërthamë absolutisht të dëmshme për jetën tonë publike që ka në thelbin e vet një personazh, interesi privat i të cilit është kthyer në një burim turpi për Shqipërinë në marrëdhënie me aleatët tanë strategjikë. Ne kemi drejtë të zgjedhim me kë flasim dhe kë nuk flasim. Nuk kemi si të bëjmë që nuk flasim me një forcë politike non grata komplet. Nuk do të ketë asnjë bashkëpunim, siç nuk ka nga aleati ynë dhe as nga të tjerët.’- u shpreh Rama.

Protesta e pedagogëve, Rama: Do vlerësojmë suksesin, por me forcë dhe ultimatume nuk merret gjë

Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për protestën e pedagogëve ndërsa u shpreh se pagat do të rriten por me forcë dhe ultimatum nuk do përfitojnë asgjë nga kjo qeveri.

‘Më vjen shumë keq po mbase është momenti që me forcë dhe ultimatume mua dhe kësaj qeverie nuk i merret gjë, aq më tepër në këtë kohë krizë, aq më për kur me të gjithë rektorët ne kemi tryezë të hapur, dialog pozitiv dhe konstruktiv. Kemi tryezën e shtatorit, për shkak të angazhimit tim në Kombet e Bashkuara që iki nesër dhe mendova që ta bëj në tetor. Kemi folur dhe për pagat e pedagogëve por jemi në tjetër kontekst, universiteti ka të tjera gjëra për të kapur. Universiteti me autonominë e tij duhet të jetë në gjendje të krijojë të ardhurat e veta. Sot në UT kemi të dhëna shumë interesante që flasin për rritje e të ardhurave të pedagogëve nga vëmendja nga programet ndërkombëtare. Kemi një nr më të lartë të pedagogëve të merituara. Ne nuk bëjmë rritje të përgjithshme për të gjithë njëlloj. E kanë politikën vetëm ne ua kemi lejuar. U kemi thënë patjetër, këtë mund ta bëni, por me buxhetin e shtetit me taksat ne do të shikojmë çfarë secili universitet çfarë u jep universiteti kontribut shoqërisë dhe do të vlerësojmë suksesin. Po përgatisim një sukses të ri, nuk diskutohet do shohim dhe pagat po këto kërcënimet po këto janë edhe se di sesi janë në këtë kohë krize, nuk dalin ata. Janë më mirëkuptues pensionistët po këta që bërtasin më shumë se të gjithë zakonisht janë pa meritë fare.’- tha Rama.

‘Karteli Sinaloa pastron paratë në Shqipëri’ Rama: Turp i mediave që kryqëzuan një familje shqiptare pa verifikuara asgjë

Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me artikullin e mediave spanjolle ku thuhej se karteli më famëkeq në botë për trafikun e drogës, ‘Sinaloa’ është i lidhur me mafian shqiptare për pastrimin e parave të pista. Rama tha se mediat shqiptare nuk kanë verifikuar asgjë, por kanë marrë për gojë një familje, duke ju referuar vllezërve shqiptar me mbiemrin Hysa, dhe duke i lidhur me një nga kriminelët më të mëdhenj në botë.

‘Nuk ka një dallim të madh midis medias në fjalë meksikane dhe medias tuaj mendoj se është e njëjta gjë. Mund të thuhet të vërteta por edhe gënjeshtra. E konsideroj të neveritshëm që me një copë letër që del diku merrte një familje e tërë shqiptare dhe kryqëzohet nga mediat shqiptar pa e pyetur fare dhe pastaj lidhet njeriu më i kërkuar në botë, pasuria e të cilit thuhet se është më e madhe se GDP e Gjermanisë me një hotel që ka vlerë 100 mln lekë. Asnjë verifikim. Kap shqiptarë, kap amerikan kap emra përplasi pas muri, ngri e uli kriminelë të të gjitha të zezave dhe ju qofshi e zoti ju pastë në kujdes. Jam i pafuqishëm për ta vënë fuqinë tim në dispozicion. Nuk ndonjë ndonjë kartel nuk kam asnjë lidhje me asnjë aktivitet kriminal. Ju kam lënë zotin. Doli një artikull atje dhe mbushet rrejti i kanaleve këtu me një llumhane që nuk e di sesi bëhet për ta frenuar.’- u shpreh Rama.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47415 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE