Çfarë ka ndodhur me Vis Martinajn? Gazetari zbulon përgjigjen “top sekret” që ka Rama

vovalbania September 17, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë ka ndodhur me Vis Martinajn? Gazetari zbulon përgjigjen “top sekret” që ka Rama

Policia e Shtetit duket se është drejt zgjidhjes shumë shpejt të çështjes së fatit të Ervis Martinajt. Të paktën kjo është pretenduar sot nga kryeministri Edi Rama i cili iu përgjigj interesit të gazetarëve duke thënë se duhet të tregohet pak durim.

“Duhet të keni pak durim për të marrë një përgjigje përfundimtare dhe do ta keni shumë shpejt. Një përgjigje e kemi pak a shumë që sot për Ervis Martinaj, por që Policia e Shtetit duhet të flasë me prova dhe shumë shpejt do ta kemi”-deklaroi kryeministri i Vendit, Edi Rama.

Lidhur me këto deklarata të Ramës, një reagim ka ardhur edhe nga gazetari Elton Qyno, i cili shprehet se përgjigja për fatin e Ervis Martinajt është në xhepin e Edi Ramës, ndërsa policia pret “habere” nga njerëzit e oborrit të qeverisë.

Gazetari Elton Qyno shkruan se “pra, ky zotëria aktualisht e ka një përgjigje definitive, mbi fatin e Ervis Martinaj. Por sa të vijnë dhe ca prova në tavolinë, atëherë do shprehet Policia e Shtetit, nëse Martini është gjallë apo ka vdekur.

Shikoni se gjatë kësaj kohe, mos i ndryshojnë provat rrugës kryeministrit.

Dukshëm që me deklaratën e parë në fushatën elektorale në Lezhë, me të dytën para policëve të Shtetit, dhe sot me të tretën, këtë ngjarje dhe këtë personazh të biznesit dhe botës së krimit në Shqipëri, e ka kthyer çështje personale.

Njësoj siç dikur ktheu Sali Berisha në personale emrin e Aldo Bares, duke sulmuar politikisht përmes emrit të Bares, zyrtarë të PS të asaj kohe. Njësoj edhe Rama sot ka kthyer në personale emrin e Ervis Martinit, duke sulmuar politikisht segmente të caktuara të PD-së.

Njëherësh personalizimi vjen edhe për faktin se Martini dihet tashmë publikisht, që është kundër njerëzve të oborrit, me të cilët Rama ulet çdo ditë dhe flet për plane biznesi dhe baste sportive.

Gjallë apo vdekur Ervis Martini, kjo nuk ka shumë rëndësi për Ramën. Ai që sot e tha, se përgjigja definitive, e cila i jep fund spekullimeve, është në xhepin e tij.

Por do bëhet publike sa të sjellin dhe ca prova tek Rama, njerëzit e oborrit që janë koordinatorë politikë tek Grupet Kriminale. Se realisht këtë ngjarje, po e hetojnë paralelisht biznesmenët e oborrit dhe policia. Por me sa duket, kjo e fundit përparimin e hetimeve, e ka shumë të ngadaltë në këtë drejtim. Policia ushqehet me infot e fundit nga njerëzit e oborrit të Ramës.

Avdylët e Shijakut, kanë të njëjtën përgjigje që ka dhe mban në xhep sot, Edi Rama. Policia jonë, di çfarë i thonë ata. Kur ti thonë ata që dil e thuaje kështu, do e thotë policia. Por sido që të jetë puna, në të dyja variantet si gjallë apo si vdekur, policia nuk di asnjë nga autorët.

Policia sot për sot, ka një përgjigje jo publike për gjithçka çfarë ka ndodhur me Ervis Martinin. Por s’di kush janë autorët e vrasjes ose anasjelltas inskenimit. Nëse do na thotë një version, duhet të na thotë dhe autorët. Rama dhe Patronazhistët e tij, i dinë të gjitha. Madje dhe targën e makinës së Drejtorit të Basteve” shkruan ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45264 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE