E gjitha paska qenë ‘çështje gjenesh’, stër-stërgjyshja e Camilla-s e dashura e mbretit Eduard?!

vovalbania September 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E gjitha paska qenë ‘çështje gjenesh’, stër-stërgjyshja e Camilla-s e dashura e mbretit Eduard?!

Princi Charles dhe Camilla Parker Bowles njihen për më shumë se pesë dekada. Ata u takuan për herë të parë përpara 52 vjetësh, dhe së fundmi janë vendosur në krye të monarkisë. Ndërkohë, në dritë ka dalë një fakt interesant. Stër-stërgjyshja e bashkëshortes së mbretit Charles III, paska pasur dhe ajo lidhje me familjen mbretërore. Që në takimin e parë, Charles dhe Camilla pane se kishin shumë të përbashkëta me njëri-tjetrin.

Në ato momente, ajo duket se i ka rrëfyer që stërgjyshja e saj ishte e dashura e Mbretit Eduard VII. “Stër-stërgjyshja ime ishte zonja e stër-stërgjyshit tënd. Ndihem sikur kemi diçka të përbashkët”, i ka thënë Camilla Charles-it. Shumë media britanike nuk e morën atë me sy të mirë, duke e cilësuar si “shkatërruesen e martesës “ së Charles-it me Diana-n por duket se edhe stër-stërgjyshja e saj Alice Keppel paska shkaktuar polemika të mëdha në kohën e vet.

E lindur dhe e rritur në një familje të rangut të lartë, Alice Frederica Edmonstone, siç ishte emri i saj i plotë, ishte e njohur për bukurinë e vet. Asokohe shkruhej për të se kishte flokë gështenjë, sy të mëdhenj blu, bel të hollë dhe lëkurë shumë të bardhë. Edhe pse shumë burra tërhiqeshin nga Alice, ajo ishte e martuar me nënkolonelin George Keppel, një oficer mbretëror britanik me të cilin kishte dy vajza, Violet dhe Sonia Keppel, qe do te ishte stërgjyshja e Camilla-s.

Alice dhe George u vendosën në Londër dhe frekuentonin qarqet e larta shoqërore, të cilat ajo i shfrytëzoi për të arritur statusin e plotë të rëndësishëm. Kështu u takua edhe me Princin Albert Eduard në 1898, kur ai ishte 56 vjeç dhe ajo 29. Alice Keppel vdiq në 1947 dhe burri i saj George dy muaj e gjysmë më vonë pas 56 vitesh martese.

Së fundmi, astrologja e së ndjerës Princeshë Diana, Debbie Frank, ka parashikuar se Camilla do të përballet me më shumë ndryshime deri në fillim të vitit të ardhshëm. Tashmë ajo ka treguar mbështetjen e palëkundur dhe të dashur për bashkëshortin e saj Mbretin Charles III teksa ai është ngjitur në fron pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth. Astrologia thotë se është e shkruar në yje që jeta e vjetër e Camilla-s është “ndërprerë” dhe ajo mund të mos jetë në “zonën e saj të rehatisë shtëpiake”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48502 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE