Fotot e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt bënë xhiron e rrjetit, Beatrix Ramosaj “tregon” gishtin e mesit në Instagram! Këngëtarja ka edhe një mesazh

vovalbania September 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fotot e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt bënë xhiron e rrjetit, Beatrix Ramosaj “tregon” gishtin e mesit në Instagram! Këngëtarja ka edhe një mesazh

Pasi fotot e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt duke darkuar së bashku bënë xhiron e rrjetit sot, duket se ka ardhur një “reagim” edhe nga Beatrix Ramosaj.

Këngëtarja ka publikuar në Instastory-n e saj një video, ku zhvillon trendin e famshëm të TikTik “Mask Off Challenge.”

Për ata që nuk e dinë “Mask Off” është titulli i një kënge hit të vitit 2017 nga reperi Future. Kënga frymëzoi një sfidë virale të quajtur “Mask Off Challenge” në mediat sociale, ku shfaqeshin muzikantë të rinj me ngjyrë duke rikrijuar këngën me instrumente klasike, teksa së fundmi është shfaqur edhe në TikTok si trend.

Fraza “mask off” është një referencë për heqjen e një fasade dhe zbulimin e së vërtetës nën të.

Në refrenin e këngës, që është edhe fragmenti viral, thuhet: “Ndiq një çek (parash), kurrë mos ndiq një k*rvë / Maskën e vënë, f**k it, hiqe maskën”.

Për t’u kthyer te Beatrix, ajo e ka realizuar trendin si përdoruesit e tjerë të rrjeteve sociale (përdoruesit dublojnë buzët në hapjen e këngës, mbulojnë fytyrën me dorë dhe më pas lëvizin dorën anash duke treguar gishtin e mesit për të hequr kamerën dhe lëvizin përsëri dorën mbi fytyrën e tyre). Por në fund ajo tregon përsëri me gishtin e mesit duke qeshur…

Bora Zemani dhe Donald Veshaj, së fundmi janë kapur “mat” duke darkuar në një restorant në Prishtinë. Ndonëse bënë një tentativë për tu fshehur duke u shfaqur me kapele, sërisht janë fotografuar të buzëqeshur duke biseduar me njëri-tjetrin.

Imazhet e çiftit më të përfolur në showbizin shqiptar janë publikuar nga “Paparaci”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48217 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE