Në ankand një nga Toyota-t më të rralla!

vovalbania September 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në ankand një nga Toyota-t më të rralla!

Një Toyota Mega Cruiser i vitit 2000 po shkon drejt ankandit pasi u përdor në xhirimet e një filmi në Australi. Duke u frymëzuar nga dizajni i Humvee, Mega Cruiser fillimisht ishte krijuar si një makinë ushtarake, së bashku me një numër të vogël të prodhuar për përdorim civil të prodhuara nga Toyota pë tregun me pakicë. Ky Mega Cruiser i veçantë është një version ushtarak, siç edhe është përshkruar në reklamën e ankandit nga Lloyd me më pak se 2500 njësi të prodhuara edhe pse mendohet se afro vetëm 900 njësi kanë mbetur në botë.

U importua në Australi për xhirimet e filmit të vitit 2021 “Godzilla vs Kong”. Përderisa Lloyds pretendon se makina nuk mund të regjistrohet, mund të jetë e mundshme që të bëhen ndryshime inxhinierike tek Mega Cruiser në mënyrë që ajo të përshtatet me rregullat shtetërore të Australisë, siç është bërë edhe me një numër të Humvee-ve ushtarak të importuara në vend edhe pse me kosto të mëdha. Mega Cruiser fuqizohet nga një motor me katë cilindra turbo-dizel 4.1 litërsh, duke dërguar 114kW dhe 382Nm tek boshtet e portalit nëpërmjet transmisionit me katër shpejtësi të prodhimit japonez Aisin dhe një bllokimi diferencial qendror me dy shpejtësi.

Edhe pse është më e gjatë se 5 metra, ngarja me të 4 rrotat e ndihmon që të kalojë nëpërmjet qosheve të ngushta, përderisa bllokadat diferenciale të përparme dhe të pasme ndihmojnë në forcën tërheqëse në terrenet “off-road”, me një diferencial me rrëshqitje të kufizuar Torsen që ndihmon pjesën tjetër të kohës.

Ndonjëherë mendohet se asgjë nuk mund t’i ndalë prodhuesit e makinave që të nxjerrin në treg ‘bishat’ e tyre por së fundmi një tajfun i fuqishëm ka detyruar markat Toyota dhe Nissan që t’i pezullojnë prodhime në fabrikat në Japoninë jugperëndimore gjatë kësaj jave. Dy kompanitë do të shkurtojnë turnet, edhe pse akoma nuk ka detaje mbi numrin e makinave që do të humbasin nga prodhimi.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45332 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE