Përmbytje në Tropojë, 7 familje të rrethuara nga uji

vovalbania September 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përmbytje në Tropojë, 7 familje të rrethuara nga uji

Reshjet e shumta të shiut kanë sjellë përmbytje në disa fshatra në Tropojë. Vërshime të jashtëzakonshme uji raportohen në fshatin Vlad dhe në Fushë-Lumi, ku 7 familje kanë mbetur të bllokuara. Sa i përket situatës në Kukës dhe Has, deri tani nuk paraqitet me probleme emergjente, ndonëse nga bashkia është apeluar për kujdes të shtuar.

Njoftimi i Komisionerit për Mbrojtjen Civile Prefektura Kukës:

Nga informacioni i marrë nga bashkitë si rezultat i kushteve të motit rezulton se:

I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu dhe më intensive në territorin e bashkisë Tropojë.

Në bashkinë Kukës e Has deri në këto momente nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente.

Nga informacioni i marrë nga Përgjegjësi i EC-së bashkisë Tropojë si rezultat i reshjeve te shiut : gjendja ne fshatin Fushe-Lumi te Nj.Adm.Margegaj dhe ne fshatin Vlad te Nj.Adm.Bytyc ka përmbytje te jashtezakonshme.

– Ne fshatin Vlad situata eshte me e perkeqesuar, aty qe ne oret e para te mengjesit ndodhen stafi i Bashkise Tropoje, ku po monitorojne situaten per te parandaluar ndonje fatkeqesi.

-Ne fshatin Fushe-Lumi 7 familje jane te bllokuara nga sasia e madhe e reshjeve dhe uji i grumbulluar.

Nga bashkia Tropojë janë angazhuar të gjitha strukturat përgjegjëse.

Vendi ynë që në orët e para të ditës ka qenë nën ndikimin e reshjeve te dendura të shiut. Orët në vijim sjellin rrebeshe e stuhi shiu të shoqëruara me shkarkesa elektrike që pritet të përfshijnë të gjithë territorin. Temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm duke luhatur vlerat ditore nga 12 në 29 gradë Celcius.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48175 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE