Video virale/ Putin dhe Erdogan të buzëqeshur dhe krah për krah me njëri-tjetrin!

vovalbania September 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Video virale/ Putin dhe Erdogan të buzëqeshur dhe krah për krah me njëri-tjetrin!

Dy presidentët, ai i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan dhe i Rusisë, Vladimir Putin janë parë teksa lëviznin shumë miqësisht në hollin e korridorit në Samitin e 22-të të Krerëve të Shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, i cili përfundoi dje në Uzbekistan.

Siç duket në videon e publikuar në mediat greke, ata janë parë duke qëndruar krah për krah dhe duke folur të buzëqeshur.

Presidenti turk, sipas mediave greke, ka mbajtur qëndrimin  e tij për luftën në Ukrainë, duke thënë se duhet të përfundojë përmes kanaleve diplomatike, por mesa duket ky qëndrim i tij nuk ka ndikuar në marrëdhënien që ai ka me Putin, i cili është shkaktari kryesor i asaj që po ndodh prej më shumë se 200 ditësh në Kievin zyrtar.

Erdogan and Putin are walking arm-in-arm pic.twitter.com/2WwK0WUTIy

— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) September 16, 2022

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45351 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE