Berisha: Rama mbajti peng Bashën për financimet ruse!

vovalbania September 18, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rritja e çmimeve, Berisha me dy kërkesa!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama, se mbajti peng ish-kryedemokratin, Lulzim Basha duke i mbyllur dosjen për financimet ruse.

Gjatë fjalës së tij gjatë bashkëbisedimit virtual me shqiptarë në Romë, Berisha u shpreh se kjo tanimë është e faktuar.

“E faktuar është se ai, Lulzim Bashës pasi i kishte hapur dosjet, për financime që siç ka thënë vetë në mars të vitit 2018, financime ruse. Pasi ishte zotuar para shqiptarëve se do t’i shkonte deri në fund hetimit, përdori hetimin për të marrë peng kren e opozitës. Kjo është e vërteta.

Disa ditë më parë, Berisha theksoi se 500 mijë dollarët ruse që mediat amerikane thonë se Partia Demokratike i ka marrë në vitin 2017 për të bërë lobim në SHBA, janë provë e deklaratave të tij se Basha ka qenë peng.

Sipas tij, tani është koha që Basha duhet të dalë dhe të japë shpjegime shteruese për këtë çështje.

Berisha njoftoi ngritjen e një grup hetimor brenda në parti për ta zbardhur këtë çështje, por tregoi edhe problemet që e pengojnë hetimin.

Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama ka frikë nga vota e shqiptarëve në diasporë.

Gjatë fjalës së tij gjatë bashkëbisedimit virtual me shqiptarë në Romë, Berisha u shpreh Rama nuk mund ta manipulojë diasporën me patronazhistë.

“Edi Rama ka qëndrimin, pothuajse, jo të njëjtë, por të afërt të etërve të tij ndaj diasporës dhe emigracionit. Ai ka frikë nga vota juaj, sepse e di që ate nuk e manipulon dot me patronazhistë dhe me banda. Por ju garantoj se Partia Demokratike do të bëjë gjithçka dhe së bashku me ju do të garantoj votën tuaj të lirë dhe të shqiptarëve në Shqipëri”, theksoi kryedemokrati.

Ai u bëri thirrje shqiptarëve në Itali që të japin kontributin e tyre dhe të votojnë koalicionin e djathë në zgjedhjet në vendin fqinj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE