‘Më e mira’ nga Romeo Veshaj dhe Ermal Fejzullahu arrin një super sukses!

vovalbania September 18, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
‘Më e mira’ nga Romeo Veshaj dhe Ermal Fejzullahu arrin një super sukses!

Përpos aktrimit dhe moderimit vëllezërit Veshaj prej pak kohësh kanë nisur karrierën e tyre dhe në muzikë, ku kanë arritur të kenë shumë sukses. Binjakët i kemi parë të bashkëpunojnë në projektet muzikore me këngëtarin dhe producentin e njohur, Elgit Dodën, me të cilin kanë lançuar mjaft këngë të suksesshme dhe kanë arritur miliona klikime.

E jo vetëm së bashku, por dyshja në disa nga projektet e fundit janë ‘ndarë’ për të sjell projekte ‘solo’ ose në bashkëpunim me artistë të tjerë, si rasti i Romeos me Ermal Fejzullahun. Këtë verë të dy artistët kanë publikuar këngën e tyre me titull “Më e mira”, e cila u pëlqye shumë nga publiku. Ditën e sotme me anë të një Instastory, Romeo na ka treguar se kënga ka arritur tashmë 10 milionë klikime në platformën YouTube.

Para disa ditësh një prej miqve të tij më të mirë si edhe kolegu i tij me të cilin ka një bashkëpunim muzikor, Ermal Fejzullahu feston ditëlindjen dhe urimi i Romeos për të nuk kishte si të mungonte. Aktori ka postuar në Instastory një foto me Ermalin, ku ka shkruar disa fjalë për mikun e tij.

E mesa duket mund të kemi të tjera surpriza nga Romeo pasi një Instastory i tij na ngriti dyshimet, ku teksa ka treguar dorën e tij duke mbajtur një shishe dhe gotë vere krahas ka shkruar në gjuhën angleze.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47685 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE