Rusia nuk u ftua në funeralin e Mbretëreshës Elizabetë, Moska: Vendim imoral!

vovalbania September 18, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rusia nuk u ftua në funeralin e Mbretëreshës Elizabetë, Moska: Vendim imoral!

Janë 500 kryetarë të shteteve e të tjerë personalitete të huaj që kanë mbërritur e vazhdojnë të udhëtojnë drejt Londrës në Britaninë e Madhe, aty ku nesër Mbretëresha Elizabeta e Dytë do të përcillet për në banesën e fundit. Mes të ftuarve është edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Gjithashtu, në kryeqytetin britanik po qëndron presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, por jo homologu i tij rus, Vladimir Putin i cili nuk mori ftesë, duke e bërë Rusinë, të përjashtuarën e madhe. Ky fakt nuk kalohet lehtësisht nga Moska zyrtare, që vendimin e Londrës e konsideron “përpjekje për të përdorur një tragjedi kombëtare”. Qëndrimin e shprehu Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse.

Me vendim të qeverisë britanike të kryeministres Liz Truss, krahas Rusisë, ftesa nuk morën as drejtuesit e Afganistanit, Bjellorusisë, Mianmarit, Sirisë e Venezuelës. Rusët nuk e fshehën zhgënjimin për këtë veprim që sipas tyre është “thellësisht imoral” e përbën “blasfemi”.

Por, siç dihet me fillimin e agresionit rus në Ukrainë, më 24 shkurt të këtij viti, Britania e Madhe iu bashkua Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Bashkimit Europian në sankionet e ashpra ndëshkuese për Moskën. Tashmë prej muajsh, marrëdhëniet mes Kremlinit e Londrës janë në një nivel armiqësish të forta, sa ia kalojnë edhe atyre të periudhës së Luftës së Ftohtë.

Të tjera polemika

Homazhet dhe funerali i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë, e ndarë nga jeta më 8 shtator në moshën 96-vjeçare pas 70 viteve mbretërim, po ngjallin shumë polemika ndërkombëtare e jo vetëm sa i përket rastit të Moskës. Në listën e të pranishmëve u përfshi një emër që ngjall jo pak kritika dhe është fjala për Mohammed Bin Salman. Princi saudit i kurorës akuzohet si njeriu që urdhëroi vrasjen e gazetarit kritik ndaj tij, Jamal Khashoggi në konsullatën e Riadit në Stamboll të Turqisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48322 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE