A është Xhemi Shehu mes tyre? Salsano Rrapi zbulon emrat e prezantuesve të “Portokalli”-së

vovalbania September 19, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A është Xhemi Shehu mes tyre? Salsano Rrapi zbulon emrat e prezantuesve të “Portokalli”-së

Disa ditë më parë u përfol se në programin e humorit “Portokalli” do të rikthehet pas dy vitesh largim, moderatorja Xhemi Shehu. Deri më tani nuk ka pasur asnjë konfirmim nga ana e saj por thuhet se do të moderojë krahë Salsano Rrapit dhe Fjoralba Ponarit.

Lajmi është ‘konfirmuar’ dhe vetë Salsano i cili ka zbuluar gjithashtu dhe detaje nga ndryshimet që janë bërë për këtë sezon të ri në ‘Portokalli’. I ftuar në “Wake Up”, aktori u pyet se kush do të jenë moderatorët e spektaklit të humorit.

Prezantuesi konfirmoi emrin e tij dhe të Fjoralbës ndërsa shtuar se do të jetë dhe një person i tretë pranë tyre duke mos e zbuluar emrin.

“Tani unë nuk e di a ka dalë a s’ka dalë data, nuk e di nëse duhet ta them datën apo jo. Kemi filluar që në fillim të shtatorit, do të ketë shumë personazhe të reja edhe nga aktorë të vjetër, është bërë një strukturë e re. Sigurisht struktura e re ka bërë disa ndryshime edhe në strukturë dmth në sallë dhe në skenë.

 Nuk ndryshon në thelb gjëja por ka gjëra të reja. Dancing do jetë të premten dhe Portokalli do jetë të dielën. Do moderohet nga mua, nga Fjoralba Ponari edhe një e tretë e cila nuk ka dalë akoma. Unë kam fatin e Blendit në treshe këtë sezon”- tha Salsano në lidhje me Portokallinë, ku foli edhe për angazhimin e tij në “Dancing With the Stars.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45358 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE