Fjoralba Ponari mori guximin të sfidojë veten dhe ndihet shumë krenare…

vovalbania September 19, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fjoralba Ponari mori guximin të sfidojë veten dhe ndihet shumë krenare…

Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në ‘The Voice of Albania’. Më pas, bukuroshja nisi të bashkëprezantojë në “E Diell” ku në fakt u bë shumë e njohur për audiencën e gjerë. E tanimë prezanton programin më të ndjekur të humorit “Portokalli” dhe një emision të sajin me shumë emocione “Më thuaj një dëshirë”.

Fjoralba shpesh është aktive me postime nga përditshmëria e saj dhe së fundmi ka ndarë me ne një foto në Instastory ku duket se ka marrë guximin që pas 10 vitesh të ngasë sërish makinën dhe ndihet shumë krenare për veten e saj.

Sot pas plot 10 vitesh, rimora guximin të marr timonin sërish në duar! Moment krenarie.

Fjoralba rrallëherë flet apo poston në rrjete sociale momente me të dashurin e saj, por kur e bën sigurohet të na i bëjë sytë me zemra. E teksa prej kohësh tanimë, dyshja jetojnë të lumtur së bashku mund që të presim një hap më të madh si përshembull një fëmijë prej tyre dhe pikërisht për këtë janë kuriozë ndjekësit, por duket se kjo nuk është në planet e bukuroshes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47796 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE