Morena Taraku në qytetin e dashurisë duket thjesht e mrekullueshme!

vovalbania September 19, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Morena Taraku në qytetin e dashurisë duket thjesht e mrekullueshme!

Morena Taraku është një personazh që nuk para bëhet kryefjalë e portaleve në lidhje me skandale apo opinione publike, megjithatë gjithmonë arrin të fitojë vëmendje me fotot provokuese. Këngëtarja shfaqet në çdo dalje të sajën shumë e kuruar.

Këtë herë nuk bëhet fjalë për ndonjë postim provokues, por bukuroshja na ka treguar se ndodhet në qytetin e dashurisë, Paris dhe nuk ka ngurruar të ndajë me ne disa foto ku duket thjesht e mrekullueshme.

E shpesh është përfolur për jetën e saj private, megjithatë asnjëherë nuk është bërë e ditur diçka konkrete. Por një postim i fundit në Instastory-n e bukuroshes na bëri të dyshojmë me të vërtetë shumë. Teksa vetëm para pak ditësh ndau me ndjekësit një foto ku shfaqej duke mbajtur një buqetë me trëndafila në dorë dhe një foto ku duket rripi i pantallonave të një djali.

E duket se surprizat për Morenën nga djali misterioz nuk kanë fund pasi vetëm pak ditë më parë, bukuroshja ndau me ne një foto ku tregon plot 3 buqeta të mëdha me trëndafila të kuq që e prisnin atë kur u kthye në shtëpi pas kishte dalë. Edhe pse ende Morena nuk na e ka zbuluar djalin misterioz që fshihet pas dhuratave, ajo nuk ngurron të na tregojë se është mëse e lumtur në këtë lidhje private.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45392 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE