Akuzohet për mashtrim me monedhën virtuale, lihen në burg turku Faruk Ozer!

vovalbania September 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Akuzohet për mashtrim me monedhën virtuale, lihen në burg turku Faruk Ozer!

Ditën e sotme Gjykata e Apelit të qytetit të Durrësit ka lënë në burg, bosin e kriptomonedhës turke “Thodex”, Faruk Fatih Ozer.

Faruk Fatih Ozer, shtetasi turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Shqipëri në gusht të këtij viti, pas akuzave se ka mashtruar mijëra shtetas turq të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, e cila shpalli falimentin.

SHISH dhe Forcat Operacionale ndoqën për 5 javë Faruk Ozerin dhe dy shqiptarët. Mësohet se jetesa e tij shtrihej me Elbasanit dhe resortit luksoz në Palasë. Për disa javë, Ozer ka shijuar plazhin e jugut në vend duke ndryshuar edhe pamje për të mos u njohur, me flokë të qethura dhe me mjekër.  Ozer është identifikuar nga gjurmët e gishtërinjve që linte teksa pushonte në ambientet e plazhit luksoz. Bashkë me 28-vjeçarin u kap në Palasë të Himarës e bashkë me të u arrestua edhe Edevaldo Haxhiu, nipi i presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka që akuzohet se e ndihmonte të shumëkërkuarin që t’i fshihej autoriteteve.

Në shoqërinë e tyre –thonë burimet policore – ishte dhe një person i tretë, i arrestuar, shqiptar nga Tirana, Briken Shkëmbi, 36-vjeç. Bosi i kriptomonedhave fshihej prej 4 muajsh në një banesë me qira në Elbasan, jo në emër të tij të cilën dyshohet se ia kishte siguruar Edevaldo Haxhiu.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47863 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE