“Alpha Show” do të transmetohet ekskluzivisht në Top Channel ditën e shtunë!

vovalbania September 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Alpha Show” do të transmetohet ekskluzivisht në Top Channel ditën e shtunë!

Koncerti më i madh, që është organizuar ndonjëherë në Shqipëri, për muzikën HIP – HOP & RAP (Rhythm & Poetry). Artistët më të mirë të trojeve shqiptare e të Europës u bënë bashkë për “Alpha Show”.

Ky koncert, me përmasa e standarte ndërkombëtare, është ideuar dhe iniciuar nga Noizy (Rigels Rajku), artisti i shndërruar tashmë në fenomenin e muzikës Hip- Hop në Shqipëri, kantautori që ka shënuar rekorde suksesi kombëtare e ndërkombëtare.

“Alpha Show” ishte eksperienca e kësaj vere, për muzikën HIT, ritmin, adrenalinën, kulturën dhe emocionin që ky koncert përcolli nga skena që ka mbledhur ansamblin më të madh të artistëve On Top.

“Alpha Show” do të transmetohet ditën e shtunë më 24 shtator në Top Channel. Pjesën e parë mund ta ndiqni në orën 16:20 dhe të dytën në orën 21:00. Një koncert për të mos u humbur, ku mund të ndiqni performanca të jashtëzakonshme, hitet e artistëve më në zë të momentit dhe çaste që do të mbesin gjatë në kujtesë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45338 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE