Einxhel Shkira dhe Dj Dagz na tregojnë se si do të duket bebi i tyre!

vovalbania September 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Einxhel Shkira dhe Dj Dagz na tregojnë se si do të duket bebi i tyre!

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja pak ditë më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë. Para disa ditësh Einxhel dhe Dagz kanë organizuar një festë me familjet dhe shoqërinë e tyre të ngushtë, për të zbuluar gjininë e bebit të tyre, ku na kanë zbuluar se  së shpejti do të bëhen prindër të një djali.

Prej momentit që e pranuan publikisht faktin se do të bëhen prindër, Einxhel dhe Dagz nuk i ndalin postimet në rrjete sociale lidhur me fëmijën që do të vijë në jetë. Së fundmi Einxhel na ka shuar dhe një kuriozitet të vogël, duke na treguar sipas saj se si do të jetë bebi i tyre dhe e krahason atë me një bebe tjetër, ku dhe shkruan:

Përfundimisht bebi ynë

Së fundmi Einxhel ka treguar se merr komente negative në rrjete sociale nga disa ndjekës lidhur me shtatzaninë e saj e duket se ditën e sotme bukuroshja nuk ka dashur që t’i kalojë kaq lehtë. Vetëm pak më parë moderatorja ka postuar në Instastory disa prej profileve të Instagramit të disa prej personave që i kanë dërguar komente ofenduese dhe sigurisht që Einxhel ka pasur dhe disa fjalë për t’ju thënë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45351 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE