I ftuar në “Ndryshe”, Avokati Spartak Ngjela flet për korrupsionin, luftën dhe politikanët shqiptarë!

vovalbania September 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I ftuar në “Ndryshe”, Avokati Spartak Ngjela flet për korrupsionin, luftën dhe politikanët shqiptarë!

Sot nisi një sezon i ri për “Ndryshe” dhe sigurisht që nuk mund të mungonin rubrikat tuaja të preferuara dhe shumë të ndjekura të tilla si ‘Barcaleta e javës’ apo ‘Telefonata kurth’, ndërkohë, dihet tashmë që në pjesën e dytë të programit është një i ftuar special herë nga bota e politikës, e herë nga ajo e televizionit dhe showbiz-it.

I ftuar në episodin e sotëm të “Ndryshe” ishte avokati Spartak Ngjela në një intervistë shumë të veçantë, ku avokati nuk ngurroi t’i përgjigjej asnjë pyetje, jo vetëm me sinqeritet, por edhe me nuanca ironike dhe dhe kritikat e tij pikante. Por a do të ketë një luftë të tretë botërore sipas tij?!

Që kur ka dalë arma nukleare, krijoi ekuilibër dhe nuk do ketë luftëra botërore. I bie që ata të shkatrojnë veten.

Cfarë note i vë reformës në drejtësi deri tani Avokati?!

Ka dy aspekte, aspektin ligjor që e vlerësoj shumë dhe realizimi që nuk e vlerësoj shumë, është i ngadaltë… Na gjeti në një moment të keq, ku shkolla nxjerr 20 ose 30 gjyqtarë në vit.

Lidhur me luftën ndaj korrupsionit, avokati u shpreh si më poshtë.

60% janë hequr si të korruptuar dhe pjesa tjetër jashtë SPAK-ut është akoma e korruptuar. SPAK-un e drejton Washington-i.

Ndërkohë, i pyetur lidhur me politikanët dhe situatën politikë në Shqipëri, ja si shprehet Spartak Ngjela.

Berishës do t’i hiqja gënjeshtrën. Ai ka filozofinë që fjala ka dalë për të fshehur mendimin. Rama ecën me fjalitë e mia. Kishte memorie brilante. Tani jam pajtuar me të, nuk kam marrëdhënie të acaruar. Nuk flisnim sepse prishi marrëdhënien. Rama vjen me Partinë Socialiste, vetë nuk vjen dot.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47783 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE