Përmbytje shkatërrimtare në Japoni, tërmet i magnitudës 7.6 në Meksikë!

vovalbania September 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përmbytje shkatërrimtare në Japoni, tërmet i magnitudës 7.6 në Meksikë!

Rrëshqitje dheu e vërshim i furishëm ujërash paralajmërohen në Japoni pasi vendi u godit nga njëra prej stuhive më të dhunshme të dekadave të fundit.

Të paktën 4 të vdekur e mbi 100 të plagosur, 14 prej të cilëve rëndë, numërohen që në momentin që tajfuni Nanmadol preku tokën në ishullin jugor të Kyushu të dielën, dhe që prej atëherë, ka mbjellë vetëm shkatërrim në rrugën e tij.

Mbi 140 mijë banesa kanë mbetur pa energji elektrike. Më e keqja megjithatë duket se po kalon, pasi fuqia e stuhisë po bie dhe gjatë rrugës së saj drejt detit, është kthyer praktikisht në një ciklon.

Super tajfuni solli erëra që mbërrinin shpejtësinë 234 km/h duke shkatërruar shtëpi, duke ndërprerë transportin e duke goditur bizneset. Në mediat vendase tregoheshin momente kur era shkulte çatitë e godinave e billboard-t.

Kryeqyteti Tokio u përball me reshje rekord; shërbimet e trenave të shpejtësisë së lartë dhe qindra fluturime u anuluan, ndërsa shumë dyqane mbyllën qepenat. Ndërkohë që Japonia bënte llogaritë me stuhitë, Meksika perëndimore shkundej nga një tërmet i magnitudës 7.6.

Ai ndodhi në 19 shtator, e njëjta datë kur vendi ka pësuar dy tërmete të tjera shkatërrimtare: Po në 19 shtator 1985 dhe 2017, lëkundjet e egra të tokës në këtë zonë morën me mijëra jetë njerëzish. ironia e madhe është se saktësisht 45 minuta përpara se tërmeti të godiste vërtet, autoritetet meksikane po kryenin stërvitje për raste të tilla.

Nuk po kalojnë momente të lehta as banorët e republikës Dominikane, ku uragani Fiona ka marrë fuqi e po kërcënon jetët e shumë njerëzve, teksa metereologët paralajmërojnë se ai mund të kthehet në një stuhi të kategorisë së katërt.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45387 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE