TAR hap arkivat, rikthen programin e parë radiofonik mbi gjuhën e trupit!

vovalbania September 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
TAR hap arkivat, rikthen programin e parë radiofonik mbi gjuhën e trupit!

Top Albania Radio ashtu si çdo herë vjen plot me risi dhe këtë sezon do të rikthejë për dëgjuesit e saj emisionin e parë radiofonik mbi gjuhën e trupit. Besojmë të gjithë e mbani mend “Ju Flet Trupi”. Të gjithë ne, mendojmë se komunikojmë vetëm nëpërmjet fjalëve njeri me tjetrin. Gabim. Ne komunikojmë me të gjithë qenien tonë.

A doni të mësoni se kur po ju gënjejnë? A doni të dini se kush fillon flirtin i pari në një takim? A doni që të mos ju vendos gjobë polici? A doni të mësoni se si të jeni më tërheqës ndaj vajzave? A doni ju vajza të dukeni më të gjata? A doni të kini sa më shumë votues në zgjedhje? A doni të mashtroni shefin tuaj?

Këto dhe shumë e shumë të tjera, në emisionin “Ju flet trupi” me Fon Ilian gazetar i njohur në emisionin “Fiks fare”, regjisor, psikolog klinik dhe ekspert i gjuhës së trupit së bashku me Adin do ju mësojnë si të ç’kodoni gjuhën e trupit dhe te dilni përherë të fituar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48446 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE