Ristrukturimi i policisë, Rrumbullaku anulon urdhrin e Gledis Nanos për gradën kryekomisar!

vovalbania September 21, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ristrukturimi i policisë, Rrumbullaku anulon urdhrin e Gledis Nanos për gradën kryekomisar!

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku anulon urdhërin e paraardhësit të tij Gledis Nano për hapjen e konkursit për gradën kryekomisar.

Në këtë konkurs do të konkurrohej për 75 vende të lira për këtë funksion dhe është anuluar me motivacionin e ristrukturimit të policisë.

Më 7 shtator Muhamet Rrumbullaku u emërua Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Lajmin e bëri të ditur ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi pas mbledhjes së qeverisë.

Ai tha se Rrumbullaku plotëson të gjitha kushtet për të qenë numri një i policisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE